Përveç Kosovë-Turqi, ku pjesa e parë në “Fadil Vokrri” u mbyll 0-0, kanë përfunduar pjesët e para edhe ne tri finalet e tjera. Në Zenica, Italia po udhëheq 0-1 ndaj Bosnje-Hercegovinës, pas golit të Moise Kean në minutën e 15-të, i cili shenoi me një goditje të bukur me të djathtën nga jashtë zonës, pas asistit të Nicolo Barella. Në minutën e 41-të, Italia mbetet me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të Alessandro Bastonit, për faullin ndaj Memic.
Në dy ndeshjet e tjera, Suedia po udhëheq 2-1 ndaj Polonisë, falë golave të Anthonu Elanga 19′ dhe Gustaf Lagerbielke 44′.Për polakët barazoi përkohësisht shifrat Nicola Zalewski në minutën e 33-të.
Në Pragë, Rep. Çeke është duke udhëhequr 1-0 ndaj Danimarkës, pas golit të Pavel Sulc në minutën e 3-të, mesfushori shënoi me një goditje fantastike nga kufijtë e zonës së rreptësisë.
The post Italia e mbyll pjesën e parë në avantazh, Bastoni lë në baltë shokët. Rep. Çeke dhe Suedia drejt kualifikimit (video) appeared first on Telesport.










