Italia bën detyrën, Suedia dhe Danimarka me fitore bindëse. Dy sfida shkojnë në shtesë

Përveç Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, u luajtën dhe ndeshjet e tjera për zonën e Europës, për të përcaktuar 4 ekipet e fundit që do të shkojnë në Kupën e Botës 2026.

Në “Bergamo”, Italia bëri detyrën duke fituar 2-0 ndaj Irlandës së Veriut, falë golave të Sandro Tonali dhe Moise Kean në pjesën e dytë. “Axurrët” do të ndeshen në finale me fituesin e çiftit Uells-Bosnje Hercegovinë, ku koha e rregullt u mbyll 1-1 hde sfida ka shkuar në shtesë.

Danimarka ka fituar 4-0 ndaj Maqedonisë së Veriut, ku golat u shënuan edhe këtu në pjesën e dytë. Damsgaard zhbllokoi sfidën, dopietë dhe Isaksen dhe goli i Norgaard, që vulosi fitoeen 4-0. Danimarka do të përballet në finale me fituesin e çiftit Rep. çeke-Irlandë, koha e rregullt u mbyll në abrazim 2-2 dhe tani po luhet shtesa.

Suedia fitoi 1-3 ndaj Ukrainës në sfidën e luajtur në Valencia, në fushë asnjanëse. Për nordikët vendosi dopeita e Viktor Gyokeres dhe në finale do të përballen me Poloninë.

SHIKOGOLAT

The post Italia bën detyrën, Suedia dhe Danimarka me fitore bindëse. Dy sfida shkojnë në shtesë appeared first on Telesport.