Itali, 50-vjeçari shqiptar godet me thikë në zemër gruan
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen San Fruntuoso të Xhenovas në Itali.
Një grindje për motive xhelozie është shndërruar në një dramë në familjen e një çifti emigrantësh shqiptarë.
50-vjeçari shqiptar, Arben Kosova ka goditur disa herë me thikë në gjoks gruan e tij Vojsava Kosova, 41-vjeçe, e cila ndodhet aktualisht në gjëndje mjaft të rëndë.
Kanë qenë fqinjët e çiftit shqiptar të cilët kanë lajmëruar forcat e rendit. Në mbërritjen e tyre 50 vjeçari ndodhej i gjunjëzuar pranë trupit të gjakosur të bashkëshortes.
“Më iku truri, nuk di ç’pata”-është shprehur ai.
50-vjeçari shqiptar me profesionin murator është arrestuar me akuzën e tentativës së vrasjes. Ndërsa bashkëshortja e tij, Vojsava është në gjëndje të rëndë në spitalin San Martino të Xhenovas.
Çifti shqiptar jeton prej vitesh në Itali dhe kanë marrë nënshtetësinë italiane./ORA