Ismaili i tha kafshë, Nasim Haradinaj thotë se ai është mik i shtëpisë së Sllobodan Millosheviqit

Deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili e ka quajtur kafshë shtëpiake Nasim Haradinajn, teksa ka folur për luftën në Koshare, ndërsa Nasim Haradinaj në emisionin DPT te Fidani të T7 thotë se asgjë nuk kam folë se siç ka qenë roli i i tij. Ta kisha ditur që ka qenë mik i shtëpisë së Sllobodan Millosheviqit nuk do të kisha lejuar të jetë në Koshare.

“Është ofenduse për mu mem shti me e dëgju dikë i cili flet me një nivel të kafshe shtëpiake, me fol për një intelektual siç ka qënë babai im. Nasim Haradinaj nuk ka qënë kërkushi për me ma ndalë mu shkruarjën në Koshare, të dhënat që unë kam qënë i biri i Muharremit i kanë pas të gjithë komandantët e Kosharës”, ka thënë Ismaili.

Por, lidhur me këtë, Haradinaj thotë se edhe Millosheviqi i ka zgjedhur dy persona dhe ka treguar publikisht për këtë e ndër ta është Muharrem Ismaili.

Fisi ka qenë i vogël, është marrë me bateria. Ai po të fliste atëherë siç flet tash, ja kisha dhanë bateriat për koke po të më ndalonte ato siç thotë tash. Ai ose ka qenë diku në birucë e nuk më ka pa, ose është budalla çfarë flet  sepse une kam pasur 13 muaj luftë deri ka ardhur Fisi, dhe kam përdor radiolidhje para tij.

“Nuk e kam problem që të merrem me mendime të budallenjve. Çdo vlerësim i budallenjve për mu nuk është shumë i rëndësishëm. Ai si budalla mund të thotë çka do që dojë”, deklaroj Haradinaj /Fokusi.info/