Ismajli i pafat, starti i sezonit “traumatik” me fizikun: Sylvinho shpreson ende te rikuperimi por…

Ardian Ismajli i pafat! Sezoni i tij ka nisur me probleme fizike te cilat po e shoqërojnë vazhdimisht. Mbrojtësi shqiptar kërkoi zëvendësim gjatë ndeshjes kundër Parmës për shkak të një tendosjeje të pjesshme të muskulit gjysmëtendinoz në kofshën e djathtë dhe aktualisht po i nënshtrohet rehabilitimit.

Megjithatë, ai është thirrur në ekipin kombëtar të Shqipërisë për ndeshjet ndaj Serbisë dhe Jordanisë: “Po presim raportet mjekësore për të kuptuar gjendjen e tij, presim një përgjigje të qartë pas fundjavës”, tha trajneri i ekipit kombëtar Sylvinho. Sigurisht, shpresa duket mjaft e vogël.

Normalsht, kohët e rikuperimit për një tendosje ndryshojnë në varësi të ashpërsisë së dëmtimit dhe mund të variojnë nga disa javë (për dëmtimet e gradës I) deri në disa muaj (për dëmtimet e gradës III), duke kërkuar rehabilitim, fizioterapi ose, në raste të rënda, ndërhyrje kirurgjikale.

Rimëkëmbja adekuate, duke përfshirë pushimin, fizioterapinë dhe një kthim gradual në aktivitet, është thelbësore për të parandaluar përsëritjen.

The post Ismajli i pafat, starti i sezonit “traumatik” me fizikun: Sylvinho shpreson ende te rikuperimi por… appeared first on Telesport.