Ismajli: E arritëm objektivin për të shkuar në fazën play off, tani vëmendja në mars

Mbrojtësi i Torino, Ardian Ismajli, në një koment të dhënë për ndeshjen që kombëtarja e Shqipërisë humbi dje 0-2 ndaj Anglisë në “Air Albania”, tha se tashmë vëmendja e kuqezinjve është përqendruar te faza play off, në mars.

Ndaj Anglisë ishte një ndeshje shumë e luftuar dhe do të jetë e dobishme për ndeshjet e marsit, kur të kemi dy finale. Arritëm atë që donim: Kualifikimin në fazën play off”, tha mbrojtësi i Shqipërisë, Ardian Ismajli.

Më tej, qendërmbrojtësi i Torino vazhdoi: “Ashtu siç na kanë bërë krenarë tifozët në të gjithë botën, shpresoj t’i bëjmë edhe ne ata krenarë. Jam krenar që jam këtu. Qoftë në stol apo në fushë, jam gati të jap 100%“.

The post Ismajli: E arritëm objektivin për të shkuar në fazën play off, tani vëmendja në mars appeared first on Telesport.