Ismaili: Vjosa Osmani është pionere e Albin Kurtit, e ka tradhëtuar komplet LDK-në

Sot Vjosa Osmani nëpërmjet në deklarate e ka quajtur Partinë Demokratike të Kosovës, tradhëtare që e ka në AND tradhëtinë.
Kjo deklaratë e deputetës së LDK-së ka ngjallur reagime nga krerët e Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan lajmi.net.
Ndër ta ka reaguar edhe nënkryetari i PDK-së dhe njëherit ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili.
Ai e ka quajtur Vjosa Osmanin, pionere të Albin Kurtit duke thënë se ka tradhëtuar Fatmir Sejdiun, Isa Mustafën e pastaj komplet LDK-në.
Ky është postimi i plotë i tij:
Vjosa Osmani e paska akuzuar PDK-në për tradhti. Pra, paska akuzuar për tradhti njeriu që s’ka lënë njeri pa e tradhtuar në LDK. E ka tradhtuar Fatmir Sejdiun. E ka tradhtuar Isa Mustafën. E në fund, e ka tradhtuar edhe komplet LDK-në, duke u shndërruar në një pioniere të Albin Kurtit.