Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij.
Ai është shprehur i bindur se Veseli në verë do të kthehet në Kosovë, përcjell Klankosova.tv.
“Edhe pse nuk je njeri i formaliteteve, nuk munda pa ta uruar këtë ditëlindje, me bindjen e plotë se vera do të të sjellë pranë familjes tënde dhe neve sërish bashkë në Kosovë. Urime ditëlindjen, Kryetar! I bëfsh 100 vjet”, ka shkruar ai.









