Kandidati i PDK-së për deputet, Uran Ismaili, ka shprehur bindjen se Partia Demokratike e Kosovës është në trend rritës dhe se rezultati në zgjedhjet e 28 dhejtorit do të jetë më i mirë se herën e fundit në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Duke folur në Debat Plus, Ismaili ka folur në lidhje me rritjen e ndjeshme të votës së PDK-së në Prishtinë, ku në zgjedhjet lokale të viteve 2021 dhe 2025 partia ka shënuar një rritje prej rreth 11 mijë votash.
Sipas tij, nëse një rritje e tillë është e mundur në një qytet si Prishtina, atëherë është plotësisht e imagjinueshme që PDK-ja të shënojë rritje edhe më të madhe në gjithë Kosovën, në nivele që nuk janë arritur më parë.
“Dhe rrjedhimisht tregon nëse në një qytet si Prishtina eksiton mundësia të rritesh kaq shumë. Është fare e imagjinueshme të rritesh në krejt Kosovën, në numra çfarë nuk i ki pas asnjëherë tjetër. Kjo më jep shpresë që PDK-ja do të shkoj përpara. Që rezultati do të jetë më i mirë se herën e fundit. Dhe zoti Hamza do të merr në nivelin nacional, që konsideroj që do të jetë numri më i madh i votave që ka marrë PDK-ja në nivelin nacional”, ka thënë Ismaili.













