Islanda publikon listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet me Kosovën

Përzgjedhësi i Islandës, Arnar Gunnlaugsson, ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjen ndaj Kosovës.

Gunnlaugsson ka ftuar 23 futbollistë për dy ndeshjet ndaj Kosovës, në Play-Off të Ligës së Kombeve, ku dy Kombëtaret luftojnë për tu Ligën B.

Ndeshja e parë mes Kosovës dhe Islandës zhvillohet më 20 mars në Prishtinë, ndërsa ajo e kthimit tre ditë më vonë.

Islanda ka qenë pjesë e Ligës B dhe dëshiron të qëndrojë në këtë ligë, derisa Kosova synon që të ngjitet për herë të parë në Ligën B.