Një ishull në Greqi po mëton të paguajë 500 euro në muaj për të jetuar në të.
Jo vetëm kaq, por gjithashtu do u jepet banorëve të rinj një parcelë toke për të ndërtuar shtëpinë ose biznesin e tyre, transmeton lajmi.net.
Ishulli i Antikythera-s është duke kërkuar banorë të ri, pasi ishulli banohet vetëm nga 24 persona.
E vendosur në mes të Kretës dhe Kytirës, vendi është në largësi prej 45 minutash me aeroplan nga Athina.
Skema sponsorizohet nga Kisha Ortodokse Greke, e cila do të paguajë për tre vjet me radhë.
Për të mësuar më shumë se si të aplikoni, mund të drejtoheni në faqen e internetit të ishullit ose të telefononi në këshillin lokal në numrin +30 2736033004.