Ishulli Changuu që i përket Zanzibarit, i njohur për disa gjëra, e njëra prej tyre është që breshkat gjigante jetojnë aty.
Ky ishull ekzotik është një nga disa vendet në botë ku jetojnë këto kafshë gjigante, kurse gjendet vetëm pak kilometra larg Zanzibarit, transmeton Telegrafi.
Edhe pse në harta është regjistruar me emrin Changuuu, shumë turistë e quajnë “Ishullin Burg” apo ishullin e breshkave.
Nofkën “Ishulli Burg” e ka fituar për shkak të një kompleksi të burgut, brenda të cilit qëndronin të burgosurit. E këto objekte me kalimin e viteve janë shndërruar në muze dhe hotel që kujtojnë të kaluarën e errët.
Turistët e shumtë që vizitojnë këtë ishull duke udhëtuar me barka të vogla, shfrytëzojnë rastin derisa janë aty që t’i ushqejnë breshkat gjigante.
E autoritetet kompetente bëjnë të pamundurën që ta ruajnë dhe mbrojnë ishullin dhe banorët e saj, kështu që edhe në afërsi të çdo breshke shkruan edhe viti i tyre i lindjes. Më e vjetra i ka hiq më pak se 194 vjet.