Ishte ulur mbi një veturë të ndalur që më pas u nis nga i dyshuari, lëndohet rëndë në kokë një person

Policia ka njoftuar se një person (mashkull), ka pësuar lëndim të rëndë trupor.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 14:00, në rrugën “Aziz Tolaj” në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh, i njëjti dyshohet se derisa ishte i ulur mbi një veturë, vetura është lëvizur nga i dyshuari mashkull kosovar dhe viktima ka rrëshqitur dhe është rrëzuar duke pësuar lëndime të rënda trupore në kokë.

“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar edhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh./Insajderi.org/