Moderatoja Arbana Osmani ka folur si rrallë herë për momentin kur mësoi se ishte në pritje të një fëmije të tretë dhe se do bëhej nënë e një vajze, pas dy djemve, Jonit dhe Diellit.
Gjatë një bisede me shkrimtaren Lea Ypi, Arbana tregoi në emisionin e saj “Mirëmbrëma Yje”, se shtatzënia e tretë erdhi pas rreth një viti nga lindja e Diellit dhe se nuk ishte diçka e planifikuar.
Arbana u shpreh se atë kohë ishte në kulmin e punës, kishte planifikuar udhëtime me bashkëshortin e saj, Eduard Grishaj, por u “shokua” kur mësoi se ishte shtatzënë.
“Mua më ka ardhur Zoi në jetën time, vajza, kur kam qenë në kulmin e punës dhe në kulmin e shumë ngjarjeve që më kishin lodhur emocionalisht. Kisha shumë nevojë që më në fund do i hiqja gjirin Diellit pas një viti dhe e kisha programuar një udhëtim në Amerikë, do rrija me Edin disa ditë për qejf dhe më në fund do qetësohesha nga puna. Dhe pastaj zbuloj që isha shtatzënë dhe nuk dua ta them këtë se ajo do rritet do e shohi programin dhe nuk dua të mërzitet, por në atë kohë ishte një ‘shok’”, tha ajo,
Arbana ndër të tjera theksoi se e ka dënuar veten për mërzinë dhe idenë që nuk ishte gati për një fëmijë tjetër aq shpejt.
“E kam dënuar veten sepse u mërzita, po më erdhi shumë natyrshëm kjo mërzia që nuk isha gati. Nuk isha gati për një fëmijë tjetër aq shpejt.
Dhe nga pikëpyetjet që kisha, ishte “bobo si do ja bëj me punën dhe me pasionet e mia dhe me dy fëmijë të tjerë dhe me gjithë këto sipërmarrje që unë i kisha marrë ndërkohë”. Pastaj për çudi, u bënë të gjitha. Bëhen të gjitha punët pastaj”, u shpreh Arbana.

















