“Çmenduri, çmenduri, por jemi të lumtur që sollëm në shtëpi rezultatin që dëshironim, fitoren dhe 3 pikët“.
Matteo Politano, i cili shënoi në fitoren dramatike 5-4 të Italisë ndaj Izraelit, komentoi më tej i kënaqur për këtë rezultat: “Përveç golit, për të cilin jam shumë i kënaqur, jam i kënaqur edhe me mënyrën se si iu afruam këtyre dy ndeshjeve.”
“Duke lënë mënjanë gabimet, karakteri i kësaj skuadre italiane shkëlqen. Gjëja e rëndësishme ishte qëndrimi ynë”, shtoi Politanoi.
“Kemi punuar me trajnerin vetëm për një kohë të shkurtër dhe ka shumë për të bërë, veçanërisht në mbrojtje. Pësuam shumë gola, por jemi të kënaqur me karakterin tonë dhe në fund ia dolëm të fitonim”, deklaroi Politano.
The post “Ishte një ndeshje e çmendur, por ia dolëm mbanë të fitojmë dhe marrim 3 pikët” appeared first on Telesport.