Ishte i dënuar me burgim, por ndodhej në arrati – Policia arreston 32-vjeçarin në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një 32-vjeçar në Prishtinë, i cili ishte në arrati pasi ishte i dënuar me burgim, shkruan Insajderi.

Arrestimi është realizuar të enjten, bazuar në një urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Sipas Sinjalit i arrestuari është Shkëlqim Abdullahu, i cili ishte në kërkim për një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Abdullahu ishte dënuar me një vit burgim efektiv dhe një gjobë prej 300 euro, për veprat penale që kishte kryer.

Pas arrestimit, Abdullahu është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku do të vuajë dënimin e shqiptuar nga gjykata.

Për arrestimin e tij ka njoftuar edhe Policia përmes raportit 24 orësh.

“Rr. Afrim Loxha, Prishtinë/ 03.04.2025-12:50. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari- i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi”, thuhet në raport, përcjell Insajderi.