Jeremy Jacquet pritej të ishte goditja e madhe e Chelsea-s për merkaton e janarit. Mediet angleze raportuan pak ditë më parë se “Blutë” kishin arritur marrëveshjen me lojtarin për kushtet personale dhe tani duhej të gjehej gjuha e përbashket me Rennes, klubin e Ligue 1 ku aktivizohet mbrojtësi 20-vjeçar.
Ditën e sotme, “El Chiringuito de Jugones” ka zbuluar se Chelsea ka hequr dorë nga Jeremy Jacquet sepse nuk ka gjetur dakordësinë me Rennes dhe e ardhmja e yllit të ri francez mund të jetë Real Madrid. Sipas “Bernabéu Digital”, Jacquet pëlqehet shumë nga drejtuesit e “Los Blancos”, të cilët duket se janë të gatshëm të bëjnë çmendurinë për të gjatë verës së ardhshme dhe jani gati të paguajnë deri në 70 milionë euro.
Interesimi i fundit i Real Madridit duket se ka ndikuar në mos arritjen e marrëveshjes mes Rennes dhe Chelsea-s, pasi klubi francez është i vendosur ta mbajë lojtarin deri në verë dhe më pas të lejojë shitjen e tij për shifrën 70 milionë euro.
The post Ishte gati të transferohej te Chelsea, por përfundon te Real Madrid? E ardhmja e Jeremy Jacquet merr një kthesë të papritur appeared first on Telesport.










