“Ishim shumë pranë trofeut të Superkupës, zhgënjyese të humbasësh në këtë mënyrë”

Portieri i Tottenham, Guglielmo Vicario, foli për “Sky Sport” pas humbjes në finalen e Superkupës Evropiane ndaj Paris Saint-Germain. Londinezët udhëhiqnin 2-0, porn ë pesë minutat e fundit pësuan dy gola dhe më pas u mundën me penallti.

Fatkeqësisht, ky është futbolli. Është shumë e vështirë ta pranosh sepse i bëmë gjërat mirë. Na ndëshkuan në dy raste dhe pastaj me penallti. Është e vështirë sepse bëmë atë që premtuam të bënim”, tha portieri italian i Tottenham.

Ishim afër, por nuk mjaftoi. Është zhgënjyese, por jam krenar për këta djem sepse, në fund të fundit, të fillosh me idenë e arritjes së gjërave të caktuara dhe t’i bësh ato në mënyrën që i bëmë duhet të na japë forcë, edhe nëse ishte vërtet e vështirë“, shtoi Vicario.

Në fund, ai foli për trajnerin e ri Frank: “Ndoqëm udhëzimet e tij dhe objektivisht, funksionoi. Donim t’i dëmtonim në goditjet standarde dhe ia dolëm mbanë. Ata kanë cilësi dhe e dinim se do të na duhej të luftonim. Por duhet të kesh edhe mënyrën tënde, ky është futbolli“.

The post “Ishim shumë pranë trofeut të Superkupës, zhgënjyese të humbasësh në këtë mënyrë” appeared first on Telesport.