Rregullorja e re e BQK-së, e lëshuar javë më parë, kërkon që të gjitha transaksionet me para të gatshme kudo në Kosovë të bëhen me euro nisur nga 1 shkurti, duke i dhënë fund përdorimit të dinarit serb në vend.
Kjo rregullore u nis së zbatuari pavarësisht thirrjeve të faktorit ndërkombëtar për shtyrjen e tij.
Dikush që udhëhoqi me këtë institucion po e vlerëson se u bë bujë e panevojshme pa pasur nevojë.
Ish-zëvendësguvernatori dhe ish-zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi duke folur për Front Online, vlerëson se është dashur të veprohet vetëm ashtu siç e kërkon ligji.
Ai ka thënë se dinari nuk është në përdorim që nga 2002.
“Dinari është hequr prej përdorimit prej 2002 nuk ka pasur nevojë me bë këtë. Dinari është valutë si të gjitha valutat e tjera që përdoren në Kosovë edhe ai përdoret dhe nuk është dashur me bë të madhe këtë punë, por është dashur me vepru sipas ligjeve që janë. Nuk është diçka që nuk është ditur, kjo punë është ditur prej 2002 që nuk është në përdorim dinari, por euro. Kështu që nuk ka pasur nevojë kurrfarë lëvizjeje me bë, vetëm me vazhdu me i implementu ato që kanë qenë”, u shpreh ai për Front Online.
Ish-zëvendësguvernatori Gashi për dinarin: Nuk është punë e Qeverisë me u përzi në këtë çështje
Ish- zëvendësguvernatori dhe ish-zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi në një prononcim për Front Online ka thënë se rregullorja e Bankës Qendrore në Kosovë e cila ka qenë në fuqi, tani po përdoret për qëllime politike.
Ai thotë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të ngatërrohet në punët e BQK-së.
“Nuk ka pasë të drejtë kurrë, as pas këtij vendimi, as para këtij vendimi krejt e njëjtë, është një rregullore e BQK-së të cilët e kanë nxjerr, kjo ka qenë në fuqi nuk është dashur me marr kaq shqetësuese, unë nuk e di pse u bë kaq e madhe. Nuk është dashur as Qeveria me u përzi sepse nuk është punë e Qeverisë por e Bankës Qendrore, pra krejt muhabeti është qaty”, tha ai për Front Online.
Ish-zëvendësguvernatori i BQK-së: Qeveria e përdori për politikë çështjen e dinarit, vendimi është marrë para shumë vitesh
Kundërshtimet e ndërkombëtarëve për zbatimin e vendimit të BQK-së për ndalimin e përdorimit të dinarit, sipas ish-zëvendësguvernatorit dhe ish- zëvendësministrit, Fatmir Gashit erdhën pasi që u përfshi edhe Qeveria në këtë çështje.
“Reagimet janë bërë për arsye se nuk është dashur që Qeveria me u prononcu për këtë, se prej 1 shkurti nuk ka dinar, nuk është e vërtetë. Prej 1 shkurti ata munden me përdor për kesh, ata mund me përdor dinarin nëpër xhepa, por nuk munden me bërë transaksione financiare në sistemin financiar të Kosovës me bë dinar, kjo është ajo dhe ka qenë kjo, nuk u zbulua sot”, deklaroi.
Ai thotë se në mënyrë populliste njoftuan për këtë vendim.
“Në mënyrë politike, populiste janë dalë me bë këtë vendim. Ky vendim ka qenë më herët. Nuk ka pas dhe nuk ka qarkullim përveç valutës euro brenda transaksioneve, dhe kjo është ajo, nuk është asgjë e zbulume e re, me dalë me thënë hiqet dinari prej 1 shkurti”, ka thënë ai për Front Online.
Shtetet e QUINT-it (SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia) kanë kërkuar nga Kosova që të pezullohet rregullorja e BQK-së, e cili është paraparë të hyjë në fuqi nga 1 shkurti.
Rregullorja e re e BQK-së, e lëshuar javë më parë, kërkon që të gjitha transaksionet me para të gatshme kudo në Kosovë të bëhen me euro nisur nga 1 shkurti, duke i dhënë fund përdorimit të dinarit serb në vend.
Në Kosovë, në të gjitha vendbanimet me shumicë serbe, popullsia përdor dinarin serb për të kryer pagesa dhe ata që punojnë në institucionet serbe në Kosovë, i marrin edhe pagat me dinarë.
Me dinarë paguhen edhe pensionet, sipas sistemit serb, si dhe shtesat për fëmijë dhe ndihmat sociale.