Ish-ylli i Serie A, ëndrra e madhe e Barcelonës për sulmin kushton 100 milionë euro

Robert Lewandowski do të largohet në fund të sezonit, ndaj drejtuesit e klubit katalanas po ndjekin disa emra për të gjetur mes tyre pasuesin e denjë të polakut.

“Mundo Deportivo” ka zbuluar sot një pistë të re: Victor Osimhen. Sulmuesi nigerian i cili po shkëlqen te Galatasaray, pëlqehet shumë nga Hansi Flick. Trajneri gjerman e sheh Osimhen si një sulmues 9-sh ideal.

Edhe pse Osihem duket shumë i lumtur në Stamboll, interesimi i madh i Barcelonës mund të ndryshojë situatën. Megjithatë, te Barcelona janë të vetëdijshëm që transferimi i Osimhen do të kushtonte të paktën 100 milionë euro, shifër e vështirë për t’u përballuar nga financat aktuale të katalanasve.

Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që Barcelona të bëjë një sakrificë financiare dhe të firmosë me një sulmues të klasit botëror. Victor Osimhen i përmbushë më së miri cilësitë e një sulmuesi të tillë.

The post Ish-ylli i Serie A, ëndrra e madhe e Barcelonës për sulmin kushton 100 milionë euro appeared first on Telesport.