Kishte ditë që përflitej, ndërsa sot është bëre zyrtare. Ish-mbrojtësi i Real Madridit dhe Tottenham, Sergio Reguilon, ka firmosur zyrtarisht me Inter Miami, deri në dhjetor të vitit 2027.
I lirë që kur kontrata e tij me Tottenham përfundoi verën e kaluar, spanjolli tani është zyrtarisht lojtari më i ri i Inter Miami. I dalë nga akademia e Real Madridit, Reguilon, konsiderohej dikur si e ardhmja e klubit, por ecuria e tij te klubi madrilen nuk rezultoi ashtu siç pritej.
Më pas erdhi huazimi në disa ekipe dhe sot zyrtarizohet në MLS tek Inter Miami. Spanjolli është vetëm emri i parë që Inter Miami ka afruar, ndërkohë që pritet të transferojë disa emra të njohur, pasi projekti i klubit amerikan është shumë ambicioz.

The post Ish-ylli i Real Madridit zgjedh t’i bashkohet Messit tek Inter Miami, vjen zyrtarizimi appeared first on Telesport.











