Gol vendimtar kundër Lazios dhe Milani në krye të rendiotjes, Rafa Leao po kalon një moment magjik. Ish-trajneri i tij te moshat e reja të Sporting, Tiago Fernandes, tha për “Tuttomercatoweb”: “Rafael është një futbollist i veçantë për mua, gjithmonë do të jetë. E kam stërvitur që nga mosha 12 vjeç, pothuajse kudo te të rinjtë e Sportingut. Vetëm Cristiano Ronaldo në Lisbonë e kishte atë talent në atë moshë. Pa dyshim, është futbollisti më i mirë që kam stërvitur”.
Për rolin e tij: “Performanca e tij si sulmues nuk është e re, Rafael është një numër 9. Afërsisht gjithmonë ka luajtur në këtë rol. Që i vogël më kujtonte Ronaldo ‘Fenomenin’ për shpejtësinë, teknikën, cilësinë në lëvizjen e fundit”.
Për të ardhmen: “Leao mund të luajë kudo, në klubet më të mira të botës. Është në nivelin e çdo ekipi. Sidoqoftë, e tashmja quhet Milan. Është emocionuese ta shohësh duke shkëlqyer në ‘San Siro’. Milani i Allegri është perfekt për të nxjerrë të gjitha cilësitë e tij. Jam i sigurt se këtë sezon do të shënojë shumë dhe do të jetë i lumtur”.
The post Ish-trajneri i Leaos: Është një “9”, kur ishte i vogël më kujtonte Ronaldo “Fenomenin” appeared first on Telesport.











