Shoqata e ish-të Burgosurve Politik – Dega në Podujevë nga ky muaj ka filluar punën në zyrat e reja, falë një vendimi të kryetarit të Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar për media nga kjo shoqatë.
Njoftimi i plotë:
Shoqata e ish-të burgosurve Politik – Dega në Podujevë njofton anëtarësinë e saj se veprimtarinë në mbrojtje dhe avancim të të drejtave të ish-të burgosurve politik do ta ushtrojë në zyrën e re, e cila ndodhet në objektin e ish-komunës (Komuna e Vjetër). Kjo hapësirë është vënë në dispozicion të shoqatës me vendim të kryetarit të komunës, z. Shpejtim Bulliqi, nga data 23.06.2025.
Shoqata e falënderon kryetarin Bulliqi për mbështetjen dhe shpreh shpresën se përkrahja institucionale për këtë shoqatë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.