Gazetari Lirim Mehmetaj ka publikuar dokumentin që dëshmon se si ish-shefi i prokurimit në KEK, Ymer Dragusha ka pranuar fajësinë për 4 vepra penale, shkruan Periskopi.
Dragusha akuzohej se në bashkëkryerje me Nagip Krasniqin, i cili ishte kryeshef i KEK-ut, i kanë tejkaluar kompetencat e detyrave zyrtare.
Postimi i plotë:
Ekskluzive: Marrëveshja për pranim të fajësisë nga Ymer Dragusha, i bashkë-akuzuari me Nagip Krasniqin për veprat penale në KEK – Dragusha ishte ushtrues detyre i drejtorit të Zyrës së Prokurimit
Kjo është marrëveshja për pranim të fajësisë nga Ymer Dragusha, i bashkë-akuzuari me Nagip Krasniqin për kryerën e veprave penale në Korporatën Energjetik të Kosovës.
Dragusha akuzohej se në bashkëkryerje me Nagip Krasniqin, i cili ishte kryeshef i KEK-ut, i kanë tejkaluar kompetencat e detyrave zyrtare.
Tejkalimi i kompetencës është bërë që t’i mundësojnë përfitim personit tjetër, në këtë rast operatorit ekonomik “Litwin S. A.” në rastin e aktivitetit të prokurimit lidhur me “Riparimin Kapital të kalldasë të bllokut A5”.
Siç dihet nga dosja, të gjitha veprimet jo ligjore që i kishte ndërmarrë Dragusha ishin urdhëruar nga vetë Nagip Krasniqi.
Në këtë rast është e përfshirë edhe Dejona Mihaili dhe ministrja Artane Rizvanolli.
Përveç këtij rasti, bëhet fjalë edhe për tri raste të tjera.