Luan Dalipi, shef i kabinetit të Albin Kurtit, ka konfirmuar raportimet se vëllai i tij Driton Dalipi, e drejton kompaninë MDA, e cila ka aplikuar për licencim për shitblerje të energjisë elektrike.
Duke reaguar ndaj kritikave, Dalipi e ka arsyetuar veprimin e vëllait të tij.
Ai ka thënë se vëllai i tij është qytetar i lirë i Kosovës dhe ‘po e provon fatin në tregun e liberalizimit të energjisë’.
Statusi i tij në “Facebook”, ka nxitur reagime të shumta.
Njeri nga reagimet ka ardhur nga ish-përkrahësi i VV-së, Blend Zymi.
Zymi ia ka rikujtuar Dalipit kritikat që VV-ja kishte për vëllezërit e ish-pushtetarëve.
“E kta vllaznia e ktyne tjerve qa jon kon? S’jon kon qytetar t’lire ata jo”, ka komentuar Zymi në statusin e Dalipit.

