Ish-nënkryetari i Kushtetueses përmend skenarët pas 8 gushtit

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka përmendur zgjedhjet e jashtëzakonshme si mundësi si njërin nga skenarët që mund të dalë si vendim nga Gjykata Kushtetuese pas vendimit i cili pritet të merret pas përfundimit të afatit të masës së përkohshme më 8 gusht.

Kryeziu ka thënë shkuarja në zgjedhje do të ishte me reale, pasi parlamenti nuk është funksional.

Ai ka thënë se zgjedhjet mund të shpallen nga presidentja e vendit me autorizim të Gjykatës Kushtetueses.

“Mendimi im është se duhet të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, është një pragmatizëm për shkak se nuk është duke funksionuar parlamenti. I vetmi autoritet shtetëror që ka sot legalitet të plotë që është e thirru për shpallje të zgjedhjeve dhe Gjykata Kushtetuese t’i ndihmojë që presidentja t’i shpall zgjedhjet pasi nuk po funksionin parlamenti”, ka thënë Kryeziu në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Ai ka përmendur edhe dy skenarë të tjerë, vazhdimin me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit brenda një afati 30 ditor si dhe një atë që siç ka thënë e ka dëgjuar e të cilin e ka quajtur të papranueshëm, është ai që partisë së dytë t’i jepet mundësia e propozimit për kryeartin e Kuvendit.

“Kthimi në gjendjen e mëparshme që mund të zgjedhjet një kandidatë për kryetar dhe është edhe një rast tjetër që e kam dëgjuar dhe që është e papranueshme që partia e dytë ta zgjedhe kryetarin e cila bije ndesh me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Kryeziu.

The post Ish-nënkryetari i Kushtetueses përmend skenarët pas 8 gushtit appeared first on Kosovapost.net.