Një ndër luftëtarët e Betejës së Koshares, Shpëtim Agusholli, i është përgjigjur sfidës së moderatorit dhe komedianit Besim Dina për të mbjellë një pemë në kuadër të fushatës që po zhvillohet kohëve të fundit.
Ish-luftëtari i UÇK-së, Shpëtim Agusholli, ndonëse në gjendje të tillë shëndetësore me karrocë, ka mbjellur një pemë në Koshare. Ai zgjodhi që pemën ta mbjell saktësisht në vendin ku ai mbeti i plagosur gjatë luftimeve të kësaj beteje. Shkoi në vendin ku prehen bashkëluftëtarët e tij.
Duke vazhduar sfidën Agusholli ka thënë: “#PlantaTreeChallengeKosova/Pas nominimit nga Besim Dina me sukses e përfundova mbjelljën e pemës në kompleksin memorial në “ Koshare” . Qoftë pemë e begatshme dhe plot hije për vizitorët .Tash sfidoj Hazir Sh. Haziri, Burneta Rama, Lika Kajtazi, Time Kadrijaj, Arlind Karahoda dhe Shukrije Ramadani”. /Njeshi/