Albert Celades rikthehet në vitet 1996-2000, kur José Mourinho ishte pjesë e stafit teknik të Barcelonës, fillimisht si ndihmës i Bobby Robson dhe më pas nën urdhrat e Louis van Gaal, duke përgatitur raporte për ekipet kundërshtare.
Në podcastin “Offsiders”, ai rrëfeu se stili i Mourinho, krejt ndryshe nga “tiki-taka”, ishte sfidues për shumë lojtarë, sidomos ata me më shumë përvojë. “Na kushtoi shumë të përshtateshim”, – pranoi Celades.
Megjithatë, ai e përshkroi atë periudhë si një “mësim i madh”, pasi ndryshoi filozofinë e lojës. Celades kujton edhe një fitore 6-0 ndaj Logroñés në “Camp Nou”, ku tifozët nuk u kënaqën plotësisht, duke kërkuar diçka tjetër.
Ai vlerëson punën e Robson dhe Mourinho që sollën tituj si “Recopa” e Europës, Kupa e Mbretit dhe Superkupa e Spanjës, edhe pse Robson u largua në fund të sezonit, ndërsa Mourinho qëndroi deri në vitin 2000, përpara se të largohej. Kjo periudhë shënoi fillimin e karrierës historike të Mourinho si trajner.
The post Ish-lojtari i Barcelonës: Stili i Mourinhos ishte shumë sfidues, krejt ndryshe nga “tiki-taka” appeared first on Telesport.














