Ish-këshilltari i Thaçit u bën thirrje votuesve të PDK-së ta votojnë Arben Mustafën

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla, ka mbështetur kandidaturën e profesor Arben Mustafës, i cili mban numrin 5 në listën e PDK-së për deputet.

Sipas tij, Kuvendi i Kosovës ka nevojë jetike për emra si z. Arben Mustafa, të cilët përçojnë frymë të re, urtësi, dije, kulturë parlamentare dhe demokratike.

Postimi i plotë:
Kafen e mëngjesit me z. Arben Mustafa, këtë ditë më brymë përjashta, e pimë me një bisedë shumë miqësore. Me Arbenin e qetë, modest, fisnik dhe të pazhurmshën.

Nëse një proverb latin me vlera klasike e kam mbajtur mend nga latinishtja e gjimnazit tim (1975-1979) “Ingenium in silentio floret” (Talenti lulëzon në heshtje) po u përkthye për hirë të njeriut, nuk ka personalitet më adekut se z. Arben Mustafa, ekonomist i shquar, kuadër me përgatitje akademike të lartë, i doktoruar në shkencën e ekonomisë në Britani të Madhe, menaxher i suksesshëm në Bankën Qendrore të Kosovës dhe aktualisht profesor në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.

Si kuadër me një mbushullim të natyrshëm profesional dhe karrierë të suksesshme aty ku punoi, Arbeni i bën nder qoftë institucionit që punon në të, qoftë subjektit politik, në të cilin angazhohet për të dhënë kontribut për të mirën publike.

Partia Demoratike e Kosovës është me fat jo vetëm që ka hapur dyert për z. Arben Mustafa dhe disa intelektualë tjerë të mprehtë dhe të orirntuar mirë në aspektin kombëtar e politik, por edhe për faktin që ata pa hezitim erdhën në PDK për të ngritur performancën e politikave të Partisë Demokratike të Kosovës dhe për ta forcuar substancën intelektuale, humaniste dhe profesionale, jo vetëm në jetëm e përditshme, në betejat zgjedhore, por edhe në implementimin e politikave vizionare në qeverisjen e ardhshme të institucioneve shtetërore.

Në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, për zgjedhjet parlamentare më 28 dhjetor 2025, z. Arben Mustaf me meritë ëshë radhitur në numrin 5, në dhjetshën e parë.

Kuvendi i Kosovës ka nevojë jetike për emra si z. Arben Mustafa, që përçojnë frymë të re, urtësi, dije, kulturë parlamentare dhe demokratike. Kuvendi Kosovës ka nevojë për njerëz që e arsyetojnë emrin parlamentar, të njeriut të zgjedhur nga populli, i cili me armën e fuqishme – fjalën, diskuton, debaton, shpreh ide e vizione, e ndërton botën më të mirë për bashkëkombasit e tij pa dallime partiake, bindjeje religjioze dhe nacionale.

Nga pozicioni i deputetit të Kuvendit të Kosovës z. Arben Mustafa do të kontribuaojë shumëfish më shumë se në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së. Prandaj, të gjithë votuesit e PDK-së, që përfillin apelin tim, i ftoj që në mesin dhjetë të votuarve ta kenë numrin 5, emrin e z. Arben Mustafa.

Suksese miku im!