Profesori Xhavit Beqiri, që ka qenë këshilltar i Avdullah Hotit sa ishte kryeministër, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut.
Beqiri ka shkruar në profilin e tij në Facebook “Lum ik”, referuar Abdixhikut.

Beqiri ka qenë edhe këshilltar i ish-Presidentit Fatmir Sejdiu.
Thirrje për përgjegjësi pas rezultatit ka bërë edhe kandidati për deputet, Bekim Gashi, që është kryetar i nëndegës në Hajvali dhe i afërt me Kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën.
“Ka ardhur koha për reflektim. Gabimet duhen pranuar, ndërsa përgjegjësia duhet marrë”, ka shkruar Gashi.
Më herët edhe kandidati për deputet Arben Gashi duartrokiti një deklaratë ku bëhej thirrje për ndryshim lidershipi./Reporteri








