Ish-kancelari austriak: Të zbatohet të gjitha masat e dakorduara për dialogun Kosovë – Serbi

Ish-kancelari austriak Sebastian Kurz tha se të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të zbatohen, duke mbrojtur në të njëjtën kohë pakicën serbe në Kosovë.

“Qëndrimi im për Kosovën nuk ka ndryshuar në krahasim me kohën kur isha kancelar. Unë mbështes dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe zbatimin e masave të dakorduara. Njëkohësisht, vetëkuptohet se duhet të sigurohet mbrojtja e pakicës serbe”, theksoi Kurz në një deklaratë për Kosova Online.

Ai theksoi se mbetet i bindur se BE-ja nuk është e plotë derisa vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e saj.

Megjithatë, ai thotë se është i shqetësuar se nuk do të ketë shumë përparim derisa lufta në Ukrainë të përfundojë.

Duke folur për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë, Kurz tha se shpreson në veprime të arsyeshme nga të gjitha palët, duke shtuar se është e nevojshme të analizohen në mënyrë kritike zhvillimet e gabuara në 30 vitet e fundit.

“Unë po ndjek zhvillimet në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe shpresoj për veprime të arsyeshme nga të gjithë”, nënvizoi ai.

Ai vuri në dukje se integriteti territorial dhe sovraniteti i Bosnjës dhe Hercegovinës sigurisht që nuk duhet të vihet në dyshim.

Kur bëhet fjalë për situatën gjeopolitike, Kurz tha se bisedimet mes Rusisë dhe SHBA-së, si dhe shkëmbimi i të burgosurve, janë hapi i parë drejt de-përshkallëzimit.

“Fakti që BE nuk është në tryezë është faji i saj, sepse Brukseli refuzon të flasë me Putinin”, tha ai