Ish – kampioni i botës mposht rivalin dhe rikthehet pretendent për titullin (video)

Boksieri i Zelandës së Re, Joseph Parker ka fituar me “KO teknik” në raundin e 10-të ndaj patriotit të tij Alex Leapai, duel i vlefshëm për peshën e rëndë dhe zhvilluar në Amerikë. Një triumf që pritej ky i Parker, ish-kampion bote në këtë Divizion, që synon rikthimin në majë.

Gjithsesi, fitorja e Parker (26 fitore e 2 humbje në karrierë) nuk ishte aspak e lehtë, pasi 39-vjeçari Leapai rezistoi deri në raundin e 10-të dhe më pas gjyqtari ndali sfidën. Përvoja e Leapai e mbajti në këmbë deri afër fundit, por më pas u detyrua të pranojë humbjen.

Parker, falë këtij triumfi, i afrohet sërish dueleve të rëndësishme, atyre për titullin kampion bote në peshën e rëndë. Ai synon të zhvillojë 3 revanshe gjatë muajve në vijim: Ndaj Anthony Joshua e Dillian Whyte, me të cilët ka humbur dhe kampionit aktual të botës Andy Ruiz Jr, të cilin e ka mundur.