Emmanuel Petit, ish-kampioni i botës me Francën më 1998 dhe ish-lojtar i Barcelonës në sezonin 2000-2001, deklaroi se ish-skuadra e tij “nuk mund të shkojë larg në Champions League në asnjë mënyrë, sepse nuk ka lojtarë të klasit botëror”. Ai tha për “Metro” se “Barcelona është si një kazino, e ka bazuar gjithçka te Lamine Yamal”.
Sipas tij, “Barça mund të luftojë për La Liga, por jo Champions League. A beson dikush se mund ta fitojnë këtë trofe me këtë mbrojtje? E pamë kundër Interit. Si mund të pësosh 7 gola në një gjysmëfinale të Champions League?” Petit shtoi: “Klubi duhet të mbështetet te Lamine, por nuk ka yje të klasit botëror si Leo Messi. Yamal nuk mund ta fitojë Champions-in i vetëm. Edhe Messi nuk mund ta bënte pa Xavin, Iniestën, Puyol…
Gjithçka bazohet te Lamine Yamal. Ka lojtarë të mirë, por jo të nivelit botëror. Është e pamundur të fitosh Champions-in me këtë mbrojtje”. Për Arteta mendon se mund të joshet nga Barça, por “duhet ndryshuar diçka, sidomos mbrojtja”.
The post Ish-kampioni i botës: Kjo Barcelonë nuk e fiton dot Champions-in, e bazon gjithçka tek Yamal appeared first on Telesport.











