Ish-i burogusuri politik, Haki Morina reagon pas intervistës së Mehmet Locit

Ish- i burgosuri politik, Haki Morina ka reaguar pas intervistës së djeshme të Mehmet Locit, në RTV Dukagjini.

Morina përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk ka pritur që Mehmet Loci të flas hapur në mënyre të sinqertë dhe të kërkojë falje për veprimet e tyre.

Unë kurr s’kam shpresuar që ata do të dalin e të thonë, po, i kemi arrestuar, i kemi torturuar dhe kërkojmë falje publike për veprat që i kemi bërë. Dhe pse ta pranojnë kur e kanë mundësinë të mos e pranojnë”, ka shkruar ndër të tjera Morina.