Ish-gjyqtari reagon pas kartonit të kuq të Mbappes: Ai duhet të dënohet me 10 ndeshje

Një ish-gjyqtar ka kërkuar që ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe, të dënohet me 10 ndeshje për ndërhyrjen e tij brutale ndaj Antonio Blancos.

Mbappe u përjashtua me karton të kuq në minutën e 38-të në fitoren e Real Madridit me rezultat 1-0 në udhëtim ndaj Alavesit. 

Tani, ish-gjyqtari Keith Hackett ka thënë se veprimet e francezit janë të përshtatshme për një dënim prej 10 ndeshjesh. 

“Ndërhyrja e Mbappes ishte brutale. Vendosi një rrezik në sigurinë e kundërshtarit. Gjyqtari veproi shpejtë duke shfaqur kartonin e kuq”. 

“Tani, autoritetet duhet të shfaqin se nuk ka vend në lojë për këtë lloj ndërhyrje duke i dhënë Mbappes një dënim prej 10 ndeshjesh”. 

“Eja pra tani, ta ndalojmë këtë lloj të veprimit nga çdo lojtar në futboll”, ka thënë Hackett. 

Mbappe ishte me fat që Madridi ia doli ta mbrojë rezultatin për të mbajtur kështu gjallë shpresat për titull në La Liga. 

Teksa një dënim prej 10 ndeshjesh duket i pamundur, 26-vjeçari me gjasë do të dënohet 1 deri në 3 ndeshje.