Humbja 4-0 e Cincinnati ndaj Inter Miami në gjysmëfinalet e Ligës së Konferencës solli kritika të shumta, sidomos pas pamjes së Teenage Hadebe që doli nga fusha me fanellën e Lionel Messit. Ky gjest irritoi analisten dhe ish-lojtaren kanadeze Kaylyn Kyle, 37 vjeçe, e cila u shpreh hapur: “Është ajo që më frustron më shumë. Dukej sikur vinin nga një shfaqje dhe Messi e kishte eklipsuar gjithçka”.
Kyle pranoi madhështinë e “10” argjentinas, por theksoi se momenti ishte i papërshtatshëm: “Messi është më i miri i historisë…, por sapo ke humbur 4-0 ndaj tij. A është vërtet momenti për t’ia kërkuar fanellën? Për mua, është momenti për t’u ndjerë i turpëruar”.

Ajo shtoi se gjesti tregoi mungesë respekti për tifozët: “Ata të mbështesin çdo javë. Je shkatërruar në një gjysmëfinale dhe gjëja e parë që bën është të kërkosh shkëmbimin e fanellave. Nëse e do për ta vënë në mur, mirë…, por bëje brenda dhomave të zhveshjes, jo pas një humbjeje të tillë. Ky është një imazh i keq për Cincinnati dhe vetë lojtarin”.
The post Ish-futbollistja: Sapo të kanë shënuar 4 gola dhe ti i kërkon fanellën Messit? Çfarë turpi! appeared first on Telesport.










