Ish-drejtori i Telekomit merr pozitë të rëndësishme në Komunën e Prishtinës

Ish-drejtori i Telekomit, Gent Begolli është emëruar në postin e drejtorit të Drejtorisë së Kadastrës në Komunën e Prishtinës.

Begolli, dikur anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), tani pjesë e Lidhjes së Prishtinës, është emëruar në pozitë nga kryetari Përparim Rama.

Ai është prezantuar sot si pjesë e kabinetit të Ramës në seancën e parë të Kuvendit të Prishtinës.

Begolli ishte pjesë e Lidhjes së Prishtinës në zgjedhjet e fundit duke siguruar plot pesë mandate në zgjedhjet e fundit.

Më parë, ai ka shërbyer si drejtor në Komunën e Prishtinës gjatë mandatit të dytë të Shpend Ahmetit si kryetar i Prishtinës.