Ish-drejtori i Napolit për Conten: Deklaratat e tij ishin të nxituara, jo strategjike

Kampionati italian rikthehet pas pushimit të kombëtareve. Në pritje të shortit të së enjtes për “play off”-et drejt Botërorit, afrohet edhe fundjava e Serie A. Gara në krye është tepër e ngushtë, me disa skuadra ende plotësisht në lojë për titull, të ndara vetëm nga pak pikë. Pierpaolo Marino, ish-drejtues te Napoli dhe Roma, foli për këtë situatë.

Sa i përket Napolit dhe polemikave pas disa deklaratave të trajnerit Antonio Conte, ai nënvizoi: “Besoj se ato kanë qenë deklarata të dala nga stomaku, pra të nxituara, jo strategjike. E pashë ndeshjen dhe ishte vërtet e papashikueshme. Është e kuptueshme që një person me karakter si Conte, i cili pas ndeshjes shpesh thotë të vërtetën, të ketë folur lirshëm. Më goditi shumë kur tha ‘nuk dua të shoqëroj të vdekurin’. Një frazë shumë e fortë, që linte të nënkuptohej dorëheqja apo një largim.

Personalisht nuk e shoh situatën aq të rëndë sa të kërkonte një votë besimi, sepse askush nuk e kishte vënë në dyshim Conten. Ambienti napolitan është shumë i lidhur me të, edhe komunikata e De Laurentiis ishte mëse sqaruese, e dobishme për të zbehur përshtypjen, për ne që punojmë në këtë fushë, se mund të kishte një largim”.

The post Ish-drejtori i Napolit për Conten: Deklaratat e tij ishin të nxituara, jo strategjike appeared first on Telesport.