Temë kryesore e ditës ishte caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e caktoi 28 dhjetorin që të mbahet ky proces.
Lidhur me këtë sonte u diskutua me ish-ambasadorin Blerim Canaj.
Ai deklaroi në Edicionin Special se diaspora ia ka parë fytyrën e vërtetë Albin Kurtit.
“Edhe diaspora e ka parë se si kanë jetuar familjet e tyre në Kosovë. E vetmja gjë që duhet tani partitë ish-opozitare ta kenë është të kenë program serioz, ekipe serioze brenda ekipeve të tyre, të kenë lista serioze dhe të dinë t’i qasen votuesit”, deklaroi ai në Klan Kosova.
Ish-diplomati u shpreh se nga diaspora ekziston rreziku i votimit nga dy herë, pra njëherë votojnë në vendet e tyre dhe herën tjetër votojnë në Kosovë.











