Ish- deputetja e PDK-së nesër aderon në Nisma

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj do të mbajë nesër konferencë për medie, ku do ta prezantojë një aderim të ri.

Partisë së Fatmir Limaj nesër në një konferencë për medie pritet t’i bashkohet ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku.

Limaj dhe Izmaku kanë qenë bashkë në PDK.

Përndryshe, NISMA dhe AAK-ja janë në koalicion parazgjedhor.

Ky është njoftimi i plotë nga NISMA:

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj mban të shtunën (04.05.2024) konferencë për media!

NISMA-së po i bashkohen figura të rëndësishme, me këtë rast ju ftojmë te shtunën të merrni pjesë në prezendimin e aderimit të profesoreshës së nderuar, ish-deputete në disa legjislatura të Kosovës.

Konferenca mbahet në selinë qendrore të Nismës në ora 13:30.

Ftohen mediet ta përcjellin këtë konferencë!