Qevria Kurti 3 nisi funksionimin e saj me thyerjen e një tjetër premtimi të liderit të saj – nga reduktimi i kabinetit qeverisës siç ishte premtuar, tek zgjerimi i tij. Përpos thyerjes së këtij premtimi, Qeveria Kurti vazhdoi avazin e qeverisjes së tyre paraprake, emërimin e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në ekzekutiv.
Milazim Salijaj, ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në legjislaturën e kaluar, është ‘rehatuar’ në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Salijaj është emëruar në kabinetin e ministres Fitore Pacolli.
Në fotografitë e publikuara në Facebook, Salijaj kishte konfirmuar detyrën e tij të re më 16 shkurt, katër ditë pas formimit të Qeverisë së re.
“Shumë punë na presin”, thuhej në fotografinë e Salijajt brenda ambienteve të Ministrisë së Mjedisit.
Ai është parë i afërt me ministren Pacolli duke marrë pjesë edhe në takime me përfaqësues të UNDP-së në Kosovë.
Salijaj ishte zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e shkurtit të vitit 2021.









