Ish-deputeti i VV-së, Afrim Kasollu, ka bërë me dije se nesër është dita D për shoqërinë kosovare.
Ai ka bërë me dije se e diela do të duhej të shënonte fundin e qeverisjes së VV-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kasolli ka shkruar se nesër VV-ja nuk i fiton mbi 40 deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, atëherë do të fillojë rënia e kësaj partie.
“Çdo fund e shenon nje fillim te ri. Parimisht dita e nesërme ne Kosove do duhej t’i pershtatej kesaj logjike. Qe qasja e normalizimit të krizes te marre fund. Nese Levizja Vetëvendosje nuk i fiton me shume se 40 deputete atëherë qe nga neser fillon cikli i renies se saj te pashmangshme dhe hapet rruga graduale nje kthese te re politike. Nese partitë opozitare nuk ia dalin te marrin deri ne 30 deputete(kuptohet jo te gjitha se bashku) atëherë me neser vuloset fundi i kesaj qasje te opoziteberjes”, ka shkruar ai, duke treguar se çka do të thotë kjo.
“Sepse deshmohet qe strategjia e pritjes se grupeve te tyre drejtuese ka qene profitable vetem per to, por ajo nuk ka arritur t’i mobilizoje potencialet opozitare te shoqerise kosovare. Pra, shumica e qytetarëve te Kosoves jane ne gjendje t’i durojne edhe vështirësite ekonomike, bllokadën dhe krizen vetem qe te njejtit te mos e lejojne rikthimin e tyre ne pushtetet. Ato edhe mund t’i mbajne te bllokuara proceset e brendshme per ta konservuar pushtetin e koniunkturave aktuale, por se duhet te jene te vetëdijshme se kete jane duke e bere ne dëm te demokracisë dhe te ardhmes se Kosoves. Thjesht nesër eshte dita D per kete shoqeri. Se si do te vendos do te kuptohet pas pas te mbyllen kutitë e votimit”, ka shkruar ai.













