Ish-deputeti Haliti: Beteja për kryetarin e Kuvendit është qesharake, Kurti të lëshojë rrugë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, për “Front Online” ka folur lidhur me zvarritjen politike aktuale në Kuvend, duke e quajtur atë “pak qesharake”.

Sipas Halitit, njëra palë e quan veten pozitë dhe tjetra opozitë, dhe të dyja po luftojnë për të realizuar objektivat e tyre.

“Të dyja blloqet po luftojnë politikisht që njëri bllok të shkarkojë kryeministrin aktual dhe tjetri bllok po përpiqet që ta bëj qeverinë e vet. Nuk e shoh si tragjike situatën por do të duhej sa më shpejt Qeveria, tani nëse Albini nuk mund ta formojë qeverinë do të duhej të lëshojë rrugë”, tha Haliti.

Haliti ka përfunduar duke thënë se, nëse asnjë palë nuk del fituese në këtë betejë, vendi duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje të reja.

“Beteja për kryetarin e parlamentit është pak qesharake, sepse nuk ka ndodhë në të kaluar betejë për krye parlamentar dhe është absurd por mendoj që të dyja palët po mundohen të fitojnë. Tani nëse në këtë betejë nuk del fitimtar që e bën parlamentin dhe qeverinë duhet të shkojmë në zgjedhje sa më shpejt”, shprehet Haliti.