Ish-deputeti Danush Ademi thotë se është sulmuar fizikisht nga grupi rival i Qazim Rrahmanit- pamje

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Danush Ademi, ka treguar se është sulmuar fizikisht nga rivali politik, Qazim Rrahmani, dhe disa persona të tjerë.

Ademi në një përgjigje për “indeksonline”, ka thënë se më 12 tetor ka qenë në shtabin e partisë dhe pasi ka dalë nga vetura, kanë tentuar ta nxjerrin me dhunë. Ai ka treguar se rastin e  ka paraqitur edhe në polici.

Siç pretendon Ademi, arsyeja e këtij sulmi lidhet me faktin se kanë qenë me vota më përpara.

“Kam qenë në shtab, njerëzit e mi kanë qenë në terren. Kam dalë prej veturës për të marrë gruan. Ata kanë tentuar me dhunë të më nxjerrin prej veturës. Qazim Rrahmani, Sylejman, Benjamin, Irfan, Enis Rrahmani dhe Agim Rrahmani… Kur kam dalë prej veturës më kanë sulmuar. Rasti është paraqitur në Polici. Kanë qenë edhe të armatosur. Arsyeja e sulmit ka qenë se ne kemi qenë më përpara me vota.”

Danush Ademi ka qenë kandidat për kryetar komune nga partia Iniciativa URA – Unioni Republikan i Ashkalinjve, ndërsa Qazim Rrahmani ka garuar me Partinë Demokratike të Ashkalinjve të Kosovës (PDAK).