Selvije Jao, ish-bashkëshortja e këngëtarit të njohur shqiptar Shpat Kasapi, është rikthyer sërish në vëmendjen e publikut pas një përgjigjeje të drejtpërdrejtë ndaj ndjekësve të saj në rrjete sociale.
Përmes një pyetësori virtual, asaj iu drejtua një pyetje delikate që shpeshherë ngjall debate të mëdha.
“A duhet të jetë tradhtia arsye për të mos e falur një person, apo ekzistojnë edhe gjëra të tjera që mund ta prishin një marrëdhënie?”.

Selvije nuk ngurroi të japë mendimin e saj, duke e parë çështjen nga një këndvështrim më të gjerë se thjesht ‘tradhtia klasike’.
“Ka shumë gjëra që të bëjnë të mos e falësh një person. Ka partnerë që thjesht duan të krijojnë familje, por pa marrë asnjë përgjegjësi. Disa duan të kenë një grua të mirë vetëm për ta neglizhuar më vonë. Disa të tjerë duan fëmijë, por jo për të dhënë dashuri e kujdes, thjesht për të bërë fotografi dhe për të treguar imazhin e një familjeje të lumtur, ndërkohë që nuk japin asgjë nga vetja as për fëmijën e as për bashkëshorten”, u shpreh ajo.
Duke e konsideruar këtë sjellje si një formë të rëndë zhgënjimi, Selvije theksoi se papërgjegjësia në një lidhje është një tradhti e vërtetë, shpeshherë më e dhimbshme se ajo fizike.
“Unë këtë e quaj tradhti, që është më e madhe se tradhtia klasike. Nuk ka tradhti më të madhe sesa të hysh në një marrëdhënie pa përgjegjësi dhe të të interesojë vetëm vetja jote”, përfundoi tutje.
Kjo deklaratë e saj ka ngjallur komente të shumta, pasi ndodhet në një fazë të vështirë emocionale pas ndarjes nga Kasapi.