Ish-ambasadori holandez në Kosovë Robert Bosch, i është drejtuar pjesëmarrësve në protestën kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Bosch kujtoi kohën kur shërbeu në Kosovë, pikërisht edhe kur u formua Gjykata Speciale.
Ai foli rreth një bisede që pati asokohe me ish-kryeministrin Hashim Thaçi.
Bosch i kujtohet t’i ketë thënë Thaçit se nuk duhet të jetë i shqetësuar.
“Sepse unë i thashë se nëse do të jetë një gjykatë e drejtë t’i do të lirohesh, për shkak se nuk ka prova”, deklaroi Bosch para pjesëmarrësve.
“UÇK ishte çizma e NATO-s dhe NATO nuk bashkëpunon me organizata kriminale”, ka thënë ai.