Ish-ambasadori Avni Arifi ka thënë se Vjosa Osmani duhet të kërkojë mbështetje nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga një segment i Partisë Demokratike të Kosovës për kandidaturën e saj si presidente.
Sipas Arifit, presidentja aktuale gëzon simpati te gjenerata e moçme e Partisë Demokratike për shkak të “dëmtimit që i bëri LDK-së”.
Po ashtu, ish-këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj thekson se Osmani duhet t’ia kërkojë sërish përkrahjen Kurtit për shkak të performancës së saj në presidencë.
“Vjosa duhet të insistoj në përkrahjen e Kurtit, por jo vetëm të Kurtit. Ajo mund të ketë simpati edhe tek gjenerata e moqme e PDK-së, sepse atë që ata asnjë shansë nuk e patën në vitet 1999-2004 për ta dëmtuar LDK-në, kjo me një goditje e gjunjëzoj atë. Te kjo kategori ka simpati Vjosa e si dihet kurrë”, tha Arifi në një shkrim në rrjetin social Facebook.










