Ish-ambasadori Arben Çejku thotë se priste rezultat më të dobët për Lëvizjen Vetëvendosje, partinë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në zgjedhjet për kryetarët e komunave.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Çejku u shpreh se humbja më e madhe në këto zgjedhje, ishte veriu i Kosovës, të cilin sipas tij, Kurti e la të pamenaxhuar.
Çejku shtoi se pezullimi i dialogu me SHBA, nuk i garanton Kosovës vijueshmërinë e reformave.
“Përballë reagimeve amerikane, prisja që do të kishte rezultat më të dobët zgjedhor. Mendoja se elektorati i Kosovës do i lexonte këto mesazhe. Mesa duket, elektorati kryesisht në zonat rurale, nuk është i vëmendshëm. Humbja e tij më e madhe është veriu. Është investuar katër vite, e ka lënë veriun e pamenaxhuar. Nuk ka pasur akses të mirëfilltë për ta menxhuar veriun. shtë tjetër gjë të Ka ndodhur që pas 4 vitesh, të njëjtët aktorë rikthehen dhe do t’i vënë barrierat e tyre. Në stadium, ju i dëgjuat thirrje për Kosovën dhe goli i Manajt, nuk kishin përgjigje më të madhe. Zoti Kurti nuk ka rritur t’i japë përgjigje këtij niveli. Ai po lexon edhe sjelljen e Vuçiçit, sesi mbahet në pushtet. Nuk është rastësi kjo. Si ka mundësi, ka ardhur Kosova në momentin që kreu i qeverisë refuzohet nga SHBA? Kjo nuk i garanton Kosovës vijueshmëri të reformave, njohjes dhe të afrimit me SHBA? Problemi është, cili është dialogu Kosovë-SHBA, që është ndaluar. Problemi është, në raport me ato që kanë investuar për shtetin e Kosovës.”, theksoi ai.