Ischinger: Nëse Serbia nuk e njeh Kosovën, nuk ka BE për të

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka deklaruar se Serbia patjetër duhet ta njoh Kosovën si shtet të pavarur, në të kundertën nuk ka BE.

Ischinger ka shtuar se gjitha palët e dijnë se si duhet të vazhdojnë pas Samitit të Berlinit.

Në një postim në Twitter ai ka shkruar:

Çfarë duhet Serbia të fitojë për njohjen e Kosovës? Një rrugëtim të shpejtë drejt Bashkimit Evropian? Është e qartë, pa njohje të Kosovës nuk do të ketë anëtarësim.