Sulmuesi i Liverpool, Alexandre Isak, pësoi një dëmtim të rëndë teksa shënonte golin e parë kundër Tottenham dhe u detyrua të largohej nga fusha. Pas kontrolleve, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për një dëmtim në kyçin e këmbës që përfshinte një frakturë të fibulës.
Rehabilitimi i Isak tani do të vazhdojë për një kohë të gjatë, pa një datë kthimi të caktuar ende. Procesi i rehabilitimit dhe rikuperimit do të zgjasë disa muaj dhe ai me siguri do të kthehet në vitin 2026. Deri më tani, lojtari ka realizuar vetëm 3 gola për “reds”.
Isak, lojtari më i shtrenjtë në historinë e Premier League (transferimi i tij kushtoi 145 milionë euro nga Newcastle), reagoi ndaj dëmtimit të tij me një mesazh të postuar në faqen e internetit të klubit.
“Jam vërtet i zhgënjyer që jam jashtë për një kohë të gjatë. Është koha për t’u rikuperuar dhe për të mbështetur ekipin nga tribunat”, tha Isak.
“Do të bëj gjithçka që mundem për t’u rikthyer sa më shpejt të jetë e mundur. Faleminderit të gjithë tifozëve të “reds” dhe të gjithë të tjerëve për mesazhet tuaja të mira, i vlerësojmë shumë“, përfundoi suedezi.
The post Isak reagon pas dëmtimit: Do ta mbështes ekipin nga tribuna, uroj të kthehem sa më shpejt appeared first on Telesport.













